Countryman takon Berishën e Ramën
01/04/2011 14:15
Pas vizitave të ditëve të fundit të të dërguarit të posacëm të Bashkimit Europian Miroslav Lajcak dhe komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, sot në Tiranë ka ardhur për një vizitë zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Thommas Countryman.
Zoti Countryman është takuar rreth orës 13.15 me kryeministrin Berisha dhe më pas me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
Pak më vonë ai do të takohet me presidentin e Republikës dhe më pas me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Në mbrëmje zoti Countryman do të mbajë një konferencë për shtyp në selinë e ambasadës amerikane, ku pritet të flasë për rezultatet e kësaj vizite, e cila ka të bëjë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 8 majit.
Top Channel