Berat, gjykata dërgon në izolim vrasësin
01/04/2011 12:55
Gjykata e rrethit gjyqësor në Berat ka vendosur sot si të ligjshëm ndalimin shtetasit Hysen Suklo, i akuzuar për vrasjen e një 9-vjecari.
Ngjarja ndodhi pardje në fshatin Donofros të Beratit, kur 26-vjecari me të meta mendore, në një moment agresiviteti qëlloi me mjete të forta vogëlushin Endrit Ndreka duke i marrë jetën.
Pas ngjarjes policia ndaloi autorin dhe sot gjykata vendosi dërgimin e tij në spitalin e brugut të Tiranës për t’u trajtuar nga mjekët për shkak të gjendjes së rënduar mendore. Për të u kërkua izolimi për shkak të rrezikshmërisë shoqërore që paraqet.
Top Channel