Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës
Luftimet në kryeqytetin fiktiv të Bregut të Fildishtë, Abixhan, janë intensifikuar, informoi gjatë pasdites Agjensia Franceze e Lajmeve, “AFP”.
Përleshjet ushtarake të nisura që prej mëngjesit po vazhdojnë dhe ato kanë përfshirë disa prej zonave kryesore të kryeqytetit, si godinën e Radio Televizionit, Pallatin Presidencial apo lagjen komerciale.
Trupat e presidentit Alassane Ouattara janë duke realizuar atë që besohet se do të jetë ofensiva finale ndaj Laurent Gbagbo, njeriu që pasi humbi zgjedhjet në nëntor, nxorri në rrugë ushtrinë për të ruajtur pushtetin e tij.
Ndërkohë, besohet se Gbagbo është larguar prej Abixhanit, ndërsa vendndodhja e tij aktuale është objekt spekulimesh.
Top Channel