Topi pret Lazlo Këver

31/03/2011 12:55

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Hungarisë, Lazlo Këver.

Duke bërë një përshkrim të situatës politike në vend dhe në veçanti, të zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 dhe fushatës së saponisur zgjedhore, Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e gjithanshëm të shtetit shqiptar në zhvillimin me sukses dhe sipas standardeve të duhura e demokratike të këtyre zgjedhjeve, sepse “sa më pak të politizuara të jenë këto zgjedhje, aq më shumë do t’u kushtohet vëmendje shërbimeve dhe interesave të qytetarëve”.

Kryeparlamentari hungarez shprehu bindjen në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe të Shqipërisë dhe Hungarisë në mjaft fusha, sidomos në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm parlamentar në kuadër të përafrimit të legjislaturës shqiptare me atë të BE-së.

Zoti Këver vlerësoi gjithashtu arritjet e shënuara dhe ndryshimet pozitive të Shqipërisë, si dhe e siguroi Kreun e Shtetit shqiptar për vazhdimësinë e mbështetjes së Hungarisë në drejtim të rrugëtimit integrues evropian të vendit tonë dhe në përmbushje të aspiratës për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe evropiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta