Tiranë, zjarr në një depo farmaceutike

31/03/2011 17:15

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një depo farmaceutike të kryeqytetit, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.

Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të shuajnë flakët, duke penguar kështu përhapjen e tyre.

Top Channel