Pazzini-Eto’o kërcënojnë Milanin

31/03/2011 20:45

Eto’o dhe Pazzini janë shndëruar në dyshen më të frikshme të Serisë A, pasi të dy kanë realizuar 25 gola së bashku në kampionat, ndonëse çifti ka vetëm pak më shumë se dy muaj që është formuar.

E përkthyer ndryshe, ata shënojnë një gol në 132 minuta dhe me këto statistika të frikshme, janë duke u bërë gati të përballen me Milanin në derbin e qytetit.

Me numrat në dorë, duket se Leonardo dhe tifozët interistë nuk kanë shumë arsye për t’u ndierë keq për mungesën e Diego Militos. Nga ana e tij, Pandev, në formë të mirë, jep garanci të mjaftueshme nëse do të aktivizohet në fushë nga stoli.

Një tjetër pikë e Interit është Sneijder në mesfushë, i cili i ka shërbyer dy sulmuesve në shumë prej golave të shënuar prej tyre. Mbrojtja e Milanit është e paralajmëruar, Pazzini-Eto’o janë gati të “kafshojnë”.

Top Channel