Neymar: Të gjithëve i pëlqen Barcelona

31/03/2011 10:50

Neymar, talenti i ri brazilian, tha sot se të gjithë futbollistëve i pëlqen të luajnë për Barcelonën edhe pse saktësoi se ka ende një kontratë me Santos të cilën dëshiron ta respektojë.

“Të gjithë lojtarëve do t’i pëlqente të luanin për Barcelonën, por unë kam një kontratë me Santos tani për tani”, u shpreh Neymar për gazetën ‘Sport’.

18-vjeçari theksoi se të dielën e kaluar ka pasur një takim në Londër me menaxherin e Chelsea, Pini Zahavi, por që në asnjë moment nuk u mor në konsideratë mundësia e transferimit të tij në klubin londinez.

Vitin e kaluar Neymar rinovoi kontratën e tij me Santos dhe klauzola e tij e transferimit është prej 45 milionë eurosh.

Top Channel