Gjobë për Kosovën, ndëshkim për Kroacinë, por Serbia merr goditjen më të rëndë nga UEFA
McLaren Mercedes lajmëroi sot se do të prezantojë në ditët në vazhdim disa modifikime të rëndësishme në makinën e saj “MP4-26”, të cilat duhet të lejojnë Hamilton e Button të luftojnë me armë të barabarta ndaj Red Bullit.
Martin Whitmarsh, “bosi” i skuadrës anglo-gjermane, u shpreh optimist dhe i bindur se diferenca me rivalët për titull do të ngushtohet shumë shpejt. Kjo është hera e dytë që McLaren-i ndryshon brenda pak ditësh programin e tij.
”Shigjetat e agjendta” investuan në rikonceptimin total të makinës dy javë përpara fillimit të Botërorit, pas paraqitjeve të para zhgënjyese në testimet dimërore. Rezultatet ishin të dukshme dhe McLareni ishte ndjeshëm më i shpejtë se Ferrari në Australi, por mbetet ende pas Red Bullit.
”Gara e parë në Australi ishte një pikënisje e mirë”, deklaroi Hamilton. “Nuk e kishim menduar se do të ishim kaq të fortë që në garën e parë të sezonit.
Është e qartë që Botërori është shumë i gjatë dhe i vështirë, prandaj duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë pikë në çdo pistë. Kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë dhe do të ketë të reja që në garën e ardhshme”.
Top Channel