Kule: Shkelje nga dekani i mjekësisë
31/03/2011 11:45
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka shpjeguar arsyet se përse ka kërkuar shkarkimin e dekanit të mjekësisë Alfred Priftanji. Sipas tij, dekani nuk ka respektuar vendimet e formës së prerë të gjykatës.
Kule: Shkelje nga dekani i mjekësisë
Rektori shpjegon arsyet pse kërkon shkarkimin
“I kërkova ministrit Tafaj shkarkimin e dekanit të mjekësisë, Alfred Priftanji i cili ka bërë disa shkelje. Ka vendime të formës së prerë të gjykatës që nuk janë respektuar nga Priftanji. Fakulteti i Mjekësisë është i vetmi që nuk ka zbatuar ligjin për votimin e këshillave të fakultetit. Këshilli tek Fakulteti i Mjekësisë është ende i pavotuar”, deklaroi Kukle.
Top Channel