Ish-drejtuesi i “RAI”-t pranon vrasjen

31/03/2011 17:35

Një ish-drejtues i një emisioni në Radio Televizionin Italian “RAI”, Alessandro Cozzi, pranoi autorisinë e një vrasjeje sot, pasi u arrestua nga policia.

Cozzi deklaroi se ishte ai që vrau me 30 goditje thike sipërmarrësin Ettore Vitiello, i gjendur pa jetë në mes të një pellgu gjaku në zyrën e tij, pak ditë më parë.

Pasi të dhënat e para çuan tek Cozzi, arrestimi i tij ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm dhe në Prokurori, ish-drejtuesi i emisionit “La Famiglia” dhe disa emisioneve të tjerë pranoi krimin.

Arsyet që çuan në vrasjen e Vitiello-s lidhen me refuzimin e këtij të fundit me shtyrjen e datës së shlyerjes së një borxhi prej 17 mijë eurosh, të cilin ish-drejtuesi i “RAI”-t kishte marrë.

Top Channel