Fëmija i vrarë, reagojnë familjarët

31/03/2011 15:20

9-vjecari Ervin Ndreka humbi jetën të mërkurën në fshatin Donofros të Beratit, i goditur në kokë me mjete të forta nga një 25-vjecar me të meta mendore.

Fëmija është nga fshati Luar i komunës Kuman të Fierit. Ai kishte shkuar pranë gjyshërve të tij dhe ishte duke luajtur pranë banesës kur ndodhi ngjarja tragjike. Një e afërme e fëmijes tregon ngjarjen.

“Kur erdha unë e gjetëm që po i binte me dërrasa. Ai ka qenë agresiv edhe më parë. Hajde moj mami se e vrau, më tha cuni”, tregon e afërmja.

Ndërsa të afërmit e tjerë të familjes së viktimës shprehin shqetësimin se përse një i sëmurë mendor që paraqiste rrezikshmëri ishte pa kontroll.

“Mjekësia nuk duhet të nxjerrë njeriun që është i parregullt nga sistemi nervor nga spitali. Ligji duhet respektuar”, deklaron i afërmi. “Kush e ka firmosur lirimin? A ka shtet apo s’ka”, shprehet i revoltuar një tjetër.

Policia ka shoqëruar autorin e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e mjekëve për shkak të gjendjes së tij.

Top Channel