Basha: Tramvaj në Tiranë

31/03/2011 15:55

Kandidati demokrat Lulzim Basha numëron ditën e pestë të fushatës, me takime derë me derë. Ai ishte në Kombinat, një lagje periferike e Tiranës.

Duke takuar banorë, kandidati Basha mbajti shënim shqetësimet e tyre. Por edhe shpalosi një pjesë të programit të tij, duke premtuar zgjidhje të ndryshme.

“Sa kohë ju merr për të dalë këtej në qendër? Unë kam planin për tramvaj, të lidh Kinostudion me Kombinatin dhe të lë autobusët për linjat e tjera. Gjithashtu, do ngremë palestra dhe fusha ku fëmijët të kenë ku të stërviten. Ju jap fjalën se edhe rrugët do të bëhen”, u ka thënë Basha qytetarëve.

Në programin e tij, Lulzim Basha ka folur për përmirësime të ndjeshme të infrastrukturës, por edhe për një qytet policentrik, pra me disa qendra, cka do të sillte një zhvillim përtëj qendrës aktuale të Tiranës.

Top Channel