Fëmija 9 vjeçar Ervin Ndreka ka humbur jetën pasi është qëlluar pas koke nga një 26 vjeçar që rezulton të ketë qënë i sëmurë mendor.
Endriti kishte shkuar për pushime tek gjyshërit në fshatin Donofros në Berat .
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se fëmija ka qënë përpara shtëpisë së gjyshërve duke luajtur në kohën, që është sulmuar nga 26 vjeçari Arsen Sulka, banor i fshatit Donofros. Ky i fundit, që njihet si i sëmurë mendor nuk dihet se përse ka sulmuar fëmijën duke e qëlluar me një dërrasë pas koke në kohën që ka kaluar pranë tij.
Të afërmit dhe kalimtarë të rastit janë munduar t’i japin ndihmën e parë vogëlushit fëmija nuk ka mundur te mbijetojë gjatë rrugës për në spital.
Sipas deklaratave të fëmijëve të cilët luanin me vogëlushin, por dhe kalimtarë të rastit, autor i krimit ka patur një moment acarimi me familjarët e tij, pasi njihej si i sëmurë mendor dhe sapo ka dalë nga banesa e tij dhe është përballur me grumbullin e fëmijëve që luanin në shoqërine e njëri-tjetrit, ai ka qëlluar mbi njërin prej tyre duke e lënë të vdekur në vend.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariatin e policisë 26 vjeçarin Sulka.
Top Channel