Shtëpi shqiptare për japonezët

30/03/2011 17:05

Mijëra persona humbën jetën si pasojë e tërmetit në Japoni dhe qindra mijëra të tjerë gjenden sot të pastrehë.

Disa kompani dhe organizata biznesi në Shqipëri ofruan ndihmën e tyre konkrete ndaj popullit japonez dhe konkretisht shtresave që kanë mbetur pa strehë, fëmijëve jetimë dhe njerëzve të tjerë në nevojë.

“Nuk jemi vetëm ne në këtë takim, jemi shumë më tepër. Ne shprehim solidaritetin maksimal duke hapur dyert e banesave tona për të mirëpritur e strehuar japonezët, sic vepruam me vëllezërit kosovarë vite më parë”, ka deklaruar Thimio Kondi, ish-kryetar i Gjykatës së Lartë.

Shoqata “Avalb”, e përkrahur edhe nga disa shoqata të tjera, kanë ofruar strehim dhe ushqim falas për një kohë të pacaktuar për ata shtetas japonezë që do të kërkojnë ndihmë në Shqipëri.

Inicuesit e kësaj nisme sugjeruan që të ofrohen edhe hotelet e lira në bregdet, si dhe kanë apeluar që edhe shumë personalitete të tjera t’i bashkohen kësaj nisme, si një shenjë mirënjohjeje për ato që ka ofruar qeveria japoneze në krizën e refugjatëve të Kosovës dhe projekte të ndryshme ne ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA