Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për sistemimin, asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës “Medar Shtylla”.
Rikonstruksioni i saj, por dhe i rrugës tjetër “Tish Daija”, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të qarkullimit të automjeteve në zonën e Komunës së Parisit.
“Tani e ke rrugën të shtruar, bicikleta ecën më shpejt”, i ka thënë kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama një qytetari të moshuar.
Punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge filluan një javë më parë.
“Pensionet keq, faturat më keq, punët e qeverisë akoma më keq, por të paktën rrugët, trotuaret, gjelbërimin ne të vazhdojmë t’i përmirësojmë, t’i cojmë përpara, sepse edhe qeveria ditët e numëruara i ka”, ka deklaruar Rama.
Gjatë kryerjes së punimeve në këtë rrugë, qarkullimi i automjeteve u devijua në rrugën “Prokop Mima” dhe “Skënder Luarasi”.
Top Channel