Partia Demokratike i është kundërpërgjigjur sërish akuzave të PS ndaj kandidatit të saj për Tiranën, Lulzim Basha.
Sipas PD, akuzat e opozitës janë një luftë politike që vjen si pasojë e mungesave të alternativave të kësaj partie për kryeqytetin.
“Kjo politikë e dështuar e shpifjes dhe përbaltjes nuk ul cmimet, nuk ul papunësinë, nuk ul taksat dhe nuk krijon asnjë hapësirë të blertë. Të gjithë e kanë kuptuar se Edi Rama vjen duarbosh në zgjedhje, duke ofruar vetëm luftën politike ndaj kundërshtarit të tij”, ka deklaruar kandidatja për këshillin bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku.
Tabaku ka theksuar se ndryshe nga Rama, Basha në këto momente ndodhet pranë qytetarëve, duke u njohur nga afër me problemet e tyre.
Top Channel