Një ndihmë për Emilianon

30/03/2011 20:45

Emiliano Baca, 6 vjec, që prej tre muajsh është i shtruar në pavionin e pediatrisë pasi vuan nga sëmundja e leucemisë.

Por ajo që ia bën më të fortë dhembjen Emilianos dhe prindërve të tij është mungesa e medikamenteve që e trajtojnë këtë sëmundje.

“Nuk është bërë agjë. Thoshin që do bëhet tenderi, por asgjë. Mjekimin e ka sjellë një fmailje private”, deklaron i ati i 6-vjecarit, Florian Baca.

Infermierja që kujdeset për Emilianon tregon se drejtoria e QSUT ka siguruar disa flakone të medikamentit që trajton sëmundjen e fëmijës dhe trajtimi tashmë ka rifilluar.

“Ka ardhur nga drejtoria lajmi që do t’i sjellin. Ciklin tjetër e ka të gatshëm nga drejtoria dhe ka ardhur. Kushton shumë dhe ndoshta shteti e ka të vështirë”, thotë infermierja.

“Thonë që shteti s’ka. Po atëherë farmacia private ku e gjen ilacin?”, reagon prindi i Emilianos.

Ndërkohë, pasi ka mësuar për rastin e Emilianos, ambasadori holandez Henk van den Dool e ka vizituar atë në pavion me atributin e një babai.

“E di që Emiliano duhet t’i nënshtrohet kujdesit adeguat. Di që ai është nën kujdesin e mjekëve. Inkurajoj që të bëhet cdo gjë që ai të marrë mjekimin e nevojshëm. Unë do kujdesem personalisht që ai të bëhet mirë”, ka deklaruar Henk van den Dool.

Ambasadori holandez u ka bërë thirrje të gjithë biznesmenëve dhe cdokujt që ka mundësi të ofrohet për ndihmën për Emilianon, për t’i mundësuar atij të rritet shëndetshëm si cdo fëmijë tjetër.

Top Channel