Libi, arratiset Ministri i Jashtëm

30/03/2011 23:20

Ministri i Jashtëm Libian, Musa Kusa, me të mbërritur në Londër ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij diplomatik, duke braktisur rrugën e ndjekur nga ish-lideri i tij, Muamar Gedafi.

Lajmi njoftohet nga zyrtarë të Ministrisë së Jashtme britanike. Më herët u raportua se Kusa u nis nga Tunizia, ku kishte mbërritur ditën e hënë, drejt Londrës, por pa u specifikuar qëllimi i vizitës së tij.

Ndërkohë, opozitarët në Libi e akuzojnë ish-ministrin e Jashtëm për genocid dhe vrasje të disidentëve dhe aktivistëve anti-Gedafi që vepronin në Europë gjatë viteve ‘80.

Top Channel