Gjirokastër, kapen 8 kilogramë marijuanë

30/03/2011 10:20

Rreth 8 kilogramë marijuanë janë kapur nga ana e drejtorisë së policisë së Gjirokastrës në një autobus të linjës Gjirokastër-Tiranë.

Droga i përkiste një prej pasagjerëve të autobusit i cili ka zgjedhur këtë mjet për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë.

Droga është gjetur në një prej çantave të pasagjerëve.

Të gjithë janë marrë në pyetje për të gjetur poseduesin dhe ne fund rezultoi se transportuesi lëndës narkotike ishte shtetasi Iraklis Zografi, 34-vjeçar, lindur në Librazhd dhe banues në Lushnjë.

Rezultoi gjithashtu se ky person e kishte blerë lëndën narkotike në Lazarat, tek i njëjti që e kishin blerë edhe dy shtetasit e arrestuar gjatë dy operacioneve të dy ditëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA