Gjinushi: Ka kohë për ndryshime në kod

30/03/2011 19:40

Mazhoranca i kundërshton ndryshimet në Kodin Zgjedhor në këtë kohë duke thënë se nuk ka kohë të mjaftueshme deri në zgjedhje.

Por kreu i social-demokratëve, Skënder Gjinushi deklaron se ka kohë për t’i bërë ndryshimet të cilat duhet të japin garanci për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të drejta.

“Kohë për të ndaluar vjedhjet ka. Alibia e kohës nuk qendron, është alogjike. Data është në funksion të kushteve dhe standarteve të zgjedhjeve dhe jo e kundërta. Ka kohë për të përmirësuar KQZ-në, për të pastruar listat dhe për të kontrolluar kartat e identitetit. Pyesim, cfarë është përmirësuar në krahasim me zgjedhjet e 2009-ës? Asgjë”, ka deklaruar Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA