Fyle fillon vizitën në Tiranë

30/03/2011 09:30

Komisionieri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle ka filluar vizitën zyrtare në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin vlerësues mbi planin e aksionit që autoritetet shqiptare dorëzuan gjatë muajit shkurt mbi 12 prioritetet kyçe të përcaktuara në opinionin e nëntorit.

Serinë e takimeve të tij, diplomati evropian e ka nisur me kryeministrin Sali Berisha.

Fyle gjatë ditës së sotme pritet të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kreun e opozitës, Edi Rama.

Në 12 prioritetet kyçe, Komisioni Evropian kërkon bashkëpunim të plotë mes forcave politike.

Në fillim të këtij viti, përmes një letre dërguar kryeministrit Berisha, komisioneri për Zgjerimin shprehu gatishmërinë e tij për të vizituar Tiranën në rast se ai do të ftohej nga të dyja forcat kryesore politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA