Zoti Ferdinand Xhaferaj ka komunikuar dorëheqjen nga posti i ministrit të MTKRS, për të vendosur kandidaturën e tij si kryetar i bashkisë së Durrësit.
Këtë veprim ai e ka komunikuar në një takim me personelin e ministrisë dhe drejtuesit e institucioneve partnere të saj.
“Nisur nga fakti që unë garoj si kandidat për bashkinë e Durrësit, bazuar në disa principe morale, unë jap dorëheqjen nga pozicioni i ministrit. E pash të arsyeshme t’ju mblidhja për të hedhur një vështrim mbrapa dhe për të thënë me forcë se ne, duke punuar bashkarisht shumë gjëra i lëvizëm përpara”, ka deklaruar Xhaferaj.
Më pas zoti Xhaferaj foli edhe për punën e zhvilluar në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve gjatë përiudhës 2010-2011.
Top Channel