Beyonce Knowles nuk ka më menaxher të atin e saj, Mathew Knowles.
Këngëtarja ka pasur një karrierë shumë të suksesshme falë edhe ndihmës që ka marrë nga babai i saj në jetën profesionale që kur ka qenë fëmijë.
Beyonce ka sqaruar se motivet që e kanë çuar në marrjen e këtij vendimi “janë vetëm profesionale”.
“I jam shumë mirënjohëse për gjithçka që më ka mësuar. Jam rritur duke parë se si prindërit e mi kujdeseshin për biznesin e tyre. Janë ndërmarrës të palodhshëm dhe gjithmonë do të ndjek hapat e tyre”, lexohet në një komunikatë të këngëtares.
Mathew Knowles ka qenë menaxher i Beyonce që kur këngëtarja hodhi hapat e para në botën e muzikës me grupin Destiny’s Child në vitet ’90 dhe ishte po ai që e bindi për tu ndarë nga grupi dhe për të filluar karrierën e suksesshme solo.
Top Channel