BB: Kujdes me amnistinë

30/03/2011 15:55

Drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenyia Lvovski i sugjeron qeverisë që të tregohet e kujdesshme me amnistinë fiskale dhe të mos përcjellë në publik mesazhin e shtetit të dobët.

“Cështja thelbësore është se si do të zbatohet amnistia. Më e rëndësishme në një proces të tillë është transparenca, si për ata që falen, por edhe për ata që përjashtohen. Është gjithashtu e rëndësishme të minimizohet rreziku moral. Falja nuk duhet të përcjellë në publik mesazhin që njerëzit dhe bizneset mund të gabojnë, mund të shkelin ligjin dhe pastaj të mos dënohen se do të amnistohen. Për të evituar këtë duhet që raste të reja të këtyre sjelljeve që amnistohen të mos përsëriten më dhe nëse kjo ndodh, atëherë duhet të ndëshkohen”, ka deklaruar Lvovski.

Zonja Lvovski i bëri këto deklarata pas pyetjeve të gazetarëve gjatë një takimi ku ajo bëri publike projektet e reja të bankës në Shqipëri, ku më i fundit është një kredi 25 milionë euro për sigurinë e digave.

Zonja Lvovski njoftoi gjithashtu se banka ka përzgjedhur Shqipërinë si vendin e parë në rajonin e Europës dhe Azisë për të testuar prokurimet elektronike për projektet e saj, duke e quajtur këtë si një arritje të rëndësishme për vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA