Ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Carola Muller-Holtkemper ishte vizitorja e sotme e ambienteve të Top Channel.
E shoqëruar nga përfaqësues të zyrës së shtypit, ajo u takua me presidenten e Top Medias, zonjën Vjollca Hoxha dhe drejtues kryesorë të televizionit kombëtar Top Channel.
Në takimin e ngrohtë dhe miqësor u shkëmbyen mendime lidhur me zhvillimet aktuale në vend dhe situatën e lirisë së medias.
Ambasadorja gjermane shprehu vlerësimin për Top Channel, audiencën dhe profesionalizmin, si dhe e cilësoi ate si garantuesin e një mjedisi demokratik, ku prania e medias kritike përballe autoriteteve është një domosdoshmëri.
Ambasadorja gjermane vlerësoi rëndësinë gjithashtu të shtetit ligjor dhe të vendimit të gjykatave për vendosjen e drejtësisë.
Vizita e ambasadores gjermane në ambientet e piramidës është kontakti i radhës i drejtuesve të Top Channel me trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, në kuadrin e informimit dypalësh për situatën aktuale të vendit dhe standarteve të lirisë së shtypit dhe medias në vend.
Top Channel