“Paradë” portretesh për ikonat e artit shqiptar

30/03/2011 17:05

Një nismë e marrë nga Akademia e Artëve ka bërë që në ambientet e saj të vendosen portretet e nëntë artistëve të shquar, të cilët kanë ndikuar në edukimin e shumë brezave të artistëve me gjurmë në fushat e tyre.

Abdurahim Buza, Janaq Paco, Odise Paskali, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Kujtim Spahivogli, Esat Oktrova, Albert Paparisto dhe Andrea Malo janë zgjedhur nga studentët për t’u nderuar në kuadrin e projektit “Qyteti i Arteve”, ndërsa portretet u realizuan nga një grup studentësh nën drejtimin e pedagogut Arben Bajo.

Megjithatë, projekti do të zgjerohet shumë shpejt me ikona të reja të artit shqiptar. “Kjo faqe meriton të mbushet me figura të tjera që kanë dhënë një kontribut të pamohueshëm në formimin e artistëve shqiptarë.

Respekti ndaj tyre është respekt për veprimtarinë e tyre në mbështetje të shkollës së artit”, deklaroi Petrit Malaj, rektori i Akademisë së Arteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA