Topi vijon vizitën në Itali
29/03/2011 16:50
Presidenti i Republikës Bamir Topi po vijon vizitën në Itali.
Ai ishte i ftuar nga Fakulteti i njohur i Shkencave në Bolonja, ku ka mbajtur një ligjëratë mbi marrëdhëniet italo-shqiptare dhe projektet e përbashkëta ekonomike.
Gjatë fjalimit të tij, Top ka nënvizuar edhe faktin se Italia është destinacioni i preferuar i studentëve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta.
Top Channel