Raikkonen kalon në kampionatin Nascar

29/03/2011 20:10

Finlandezi Kimi Raikonnen, kampion i botës në Formulën 1 me Ferrarin në vitin 2007, do të marrë pjesë në kampionatin amerikan “Nascar”, bëri të ditur sot e përditshmja spanjolle “AS”, duke iu referuar konfirmit zyrtar.

”Kimi” do të garojë me makinën e quajtur “ICE1 Racing”. “Nascar”-i do të jetë aventura e ardhshme e Raikonnen-it në botën e automobilizmit, pas dy sezonesh në botën e garave reli.

”Pres me padurim të nis stërvitjet dhe familjarizimin me botën e “Nascar”-it. E kam ndjekur këtë kompeticion prej kohësh. Lufta në “Nascar” është shumë e ashpër, ndërsa garat shumë të hapura.

Më pëlqen shumë koncepti amerikan i garave. Do të jetë një sfidë shumë emocionuese dhe argëtuese për mua”, deklaroi Raikonnen.

Kalimi do të ndodhë në sezonin e ardhshëm, pasi aktualisht Kimi ka një marrëveshje deri në fundin e sezonit me makinën Citroen.

Top Channel