PD: Rama s’ka alternativa për Tiranën
29/03/2011 20:00
Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave që PS ka bërë ndaj kandidatit për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, duke deklaruar se ato janë vetëm akuza politike.
Në një deklaratë për mediat, eksponentja e PD Jorida Tabaku ka deklaruar se me këto akuza, kryetari i PS Edi Rama tregon se nuk ka alternativa për Tiranën.
“Sot, raskapitja politike e Edi Ramës tregoi se ai e ka mendjen vetëm tek interesat e tij dhe tek lufta politike. Kjo përbaltje nuk ul papunësinë, taksat, trafikun dhe nuk e bën qytetin tonë më pak të ndotur. Basha vepron ndryshe, duke takuar qytetarët dhe duke u njohur me problemet e tyre”, ka deklaruar kandidatja për këshillin bashkiak.
Top Channel