NBA, Anthony dhe Knicks shkëlqejnë

29/03/2011 20:35

Një Carmelo Anthony në formë të mrekullueshme udhëhoqi skuadrën e New York Knicks në fitoren 113-96, në ndeshjet e fundit të NBA-së, përballë Orlando Magic.

Duke shënuar 39 pikë, në një prej ditëve më të mira të karrierës së tij, Anthony ndihmoi skuadrën që t’i jepte fund një ecurie prej gjashtë ndeshjesh pa fitore.

Stoudemire ishte ndihmësi më i mirë i Anthony, duke realizuar 20 pikë të tjera, ndërsa midis miqve, Howard shkëlqeu me 29 pikë dhe 18 topa të rikuperuar në tabelë.

Me këtë fitore, Knicks pothuajse sigurojnë play-off me vendin e shtatë në Konferencën e Lindjes, pasi rivalët e tyre direkt për vendin e gjashtë, Philadelfia 76-ers, siguruan një fitore të papritur 97-85 në fushën e Chicago Bulls.

Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics shpërdoruan një avantazh të konsiderueshëm në një seri 51-22 për Indianën, e cila siguroi suksesin 107-100 në “Indianapolis”.

Charlotte Bobcats arritën një fitore dramatike 87-86 ndaj Milëoki Buck, Utah Jazz u mund prej Washington-it 95-100, por lajmi më i bujshëm nga Konferenca e Perëndimit ishte humbja e katërt radhazi e kryesuesve San Antonio Spurs, këtë radhë përballë Memphis.

Top Channel