Moratti mbështetet tek kujtimet

29/03/2011 10:00

Massimo Moratti, presidenti i Interit, ka besim në prag të derbit ndaj Milanit të shtunën në mbrëmje dhe mbështetet tek kujtimet.

“I mbaj mend të gjithë derbit që kemi fituar. Të gjitha kanë qenë fitore të bukura, por mua më pëlqen të kujtoj rezultatin 4-0 të sezonit të kaluar. Ishim perfektë në atë ndeshje”, shprehet Moratti për ‘Corriere dello Sport’.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme në të cilën duam një rezultat pozitiv, por kampionati është i gjatë dhe nuk mbaron pas derbit”, shtoi presidenti zikaltër.

Top Channel