
Në rrethin e Kukësit 165 nxënës kanë braktisur shkollën për 6 muajt e parë të këtij viti shkollor.
Shifrat alarmante të braktisjes fizike të shkollës nga fëmijët jepen zyrtarisht nga Drejtoria Arsimore Rajonale Kukës, duke renditur këtë rreth si të parin përsa i përket numrit të lartë të braktisjes fizike.
Në 27 shkolla të ciklit 9-vjecar, 89 nxënës që kanë braktisur shkollën janë femra dhe shkaku kryesor i braktisjes vjen nga gjendja e rënduar ekonomike, por edhe faktorë të tjerë socialë.
“Nga 55 shkolla të rrethit kanë braktisje 27 shkolla, mbi mesataren e republikës që vitin e kaluar ka qenë 0.48 për qind. Shkolla braktiset kryesisht nga kushtet e rënda sociale, mentaliteti, etj”, ka deklaruar Luljeta Duraku, specialiste në Drejtorinë Arsimore.
Një problem tjetër që vuan arsimi në Kukës është edhe mungesa e kuadrove mësimorë, ku vetëm 65% e mësuesve janë me arsim përkatës, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë arsim të lartë pedagogjik.
Top Channel