KQZ, miraton anëtarët e KZAZ-ve

29/03/2011 19:35

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot pasdite anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Kjo u bë e mundur pas dorëheqjes së komisionerëve të shoqërisë civile, që ishin emëruar nga KQZ për plotësimin deri më sot të kuorimit të KZAZ-ve.

Po ashtu, mbledhja e pasdites, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste, u përball me shqetësimin e mosregjistrimit të kandidatëve të majtë në Patos, pasi KZAZ-ja i kishte mbyllur zyrat përpara mesnatës.

Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani u kërkoi përfaqësuesve të Partisë Socialiste ta paraqesin cështjen me shkrim.

Më herët, në mbledhjen e drekës, KQZ vendosi të plotësojë vendet vakante në Parlament me kandidatët vijues të listës shumë-emërore të partive, pas dorëheqjes së deputetëve Lulzim Basha, Ardian Kollozi, Ferdinand Xhaferraj, Fatos Tushe dhe Gjokë Jaku, që kandidojnë në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Top Channel