Galliani: Derbi nuk është përcaktues

29/03/2011 09:40

Adriano Galliani, administratori i deleguar i Milanit, ka folur për ndeshjen e së shtunës ndaj Interit.

“Nuk besoj se derbi do të jetë përcaktues sepse pas tij do të luhen edhe 7 ndeshje të tjera”, deklaroi Galliani për Premium Calcio.

Më tej, ai shtoi: “Nëse e fiton Milani do të ketë një avantazh të madh, nëse e fiton Interi do të ketë vetëm 1 pikë avantazh ndaj nesh, por nuk duhet harruar se në këtë rast mund të afrohen në krye të renditjes edhe Napoli e Udinese. Titulli kampion do të zgjidhet vetëm në fund.”

Top Channel