Rossi: Më duhen dy muaj për maksimumin

28/03/2011 21:00

Shtatë herë kampioni i botës në MotoGP, Valentino Rossi, parashikon të ketë nevojë edhe për dy muaj, për të patur mundësi që të japë më të mirën me motorin e tij Ducati.

Një javë pasi u rendit vetëm i shtati në garën e parë të sezonit, italiani pranoi me qetësi se ndërsa dëmtimi është kaluar, rehabilitimi i shpatullës deri në gjendjen optimale do të zgjasë me javë.

Duke folur në mediat italiane, Rossi bëri të ditur se mjekët e kanë lajmëruar që do t’i duhen përafërsisht dy muaj që të rifitojë masën e duhur muskulare në shpatull.

Për fatin e tij të keq, “Doktori” nuk mund të përdorë më asgjë për të modifikuar dhembjen. Nëse pas dëmtimit garonte me qetësues, tashmë ato nuk bëjnë më efekt, pasi ai nuk ndien më shqetësime.

Problemet për Valentinon lindin vetëm gjatë garave dhe kjo do të zhgjidhet gradualisht vetëm me ambientimin më të madh me motorin dhe punën e gërshetuar në palestër.

Top Channel