Red Bull: Do përdorim KERS-in në Malajzi

28/03/2011 14:45

Skuderia Red Bull, fituese e Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1 me pilotin gjerman Sebastian Vettel, beson se do të jenë edhe më të shpejtë në garën e Malajzisë, ku mendojnë të përdorin KERS-in.

Christian Horner, drejtori i skuderisë, tha se në garën e 10 prillit do të përdorin sistemin e rekuperimit të energjisë kinetike (KERS), ndryshe nga sa bënë në Australi ku e panë të arsyeshme mospërdorimin e këtij sistemi për shkak të pjesëve të drejta jo shumë të gjata.

“Do ta përdorim KERS-in në Malajzi sepse pjesa e drejtë që të çon në kthesën e parë është shumë e gjatë në atë pistë”, deklaroi Horner për ‘The Guardian’.

Top Channel