Alonso: Kishte edhe më keq

28/03/2011 20:55

Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, iu rikthye garës së parë të Botërorit të Formulës 1 në Australi, ku ai arriti të përfundonte vetëm i katërti.

”Nuk ishte nisja që dëshironim t’i bënim sezonit, por nuk është as vendi për të krijuar një dramë. 12 pikë janë pak nën mesataren e pikëve të arritura nga kampioni i botës një vit më parë dhe për më tepër lashë pas dy kandidatë për titullin”, deklaroi Alonso për të përditshmen spanjolle “Marca”.

”Është e qartë që jemi ende dukshëm më të ngadaltë. Në Australi, në provat zyrtare ishim shumë pas Vettel, por në garë u përmirësuam disi. Duhet të punojmë shumë për garën e ardhshme të sezonit, në Malajzi”.

Pas një nisje të keqe të garës, në të cilën spanjolli humbi disa pozicione, ai arriti që deri në fund të renditej përpara Webber e Button, atyre që ai i konsideron si rivalë për titullin.

Megjithatë, deklarata mund të krijojë probleme brenda skuadrës, pasi kampioni i dyfishtë i botës nuk përfshiu në listën e “pretendentëve” edhe shokun e tij të skuadrës, brazilianit Felipe Massa.

Top Channel