Lamtumirë telefonit, komunikohet me sms

27/03/2011 10:00

Telefoni, ashtu si makina e shkrimit, është një objekt që po “zhduket”.

Alarmin e jep një studim i Nielsen Media sipas të cilit, në pesë vitet e fundit, amerikanët kanë braktisur telefonat fiksë (por edhe ato celularë) duke komunikuar nëpërmjet sms-ve.

Sipas studimit, amerikanët jo vetëm që telefonojnë më pak se sa dërgojnë mesazhe, por edhe kohëzgjatja e këtyre telefonatave është shkurtuar në mënyrë drastike.

Kohëzgjatja mesatare e bashkëbisedimeve telefonike është ulur nga 2.38 minuta në 1993 në 1.81 minuta në 2009. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, numri i dërgimit të mesazheve është rritur me rreth 2000%.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA