F1, skualifikohen makinat Sauber

27/03/2011 14:10

Dy makinat Sauber, të pilotuara nga Kamui Kobayashi dhe Sergio Perez janë përjashtuar nga radha e mbërritjes së Cmimit të Madh të Australisë në Formula 1.

Skuderia Sauber ka thyer rregulloren teknike, bën të ditur Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA).

Ky vendim bën që Felipe Massa me Ferrari të fitojë dy pozicione duke u renditur në vendin e shtatë të klasifikimit të garës së zhvilluar në Melburn.

 

 

Top Channel