Një skandal ka përfshirë ushtrinë amerikane, pasi një rekrut i ushtrisë, 20-vjeçari Glenni Wilsey, ndërroi jetë gjatë stërvitjes si pasojë e regjimit ushqimor që i ishte imponuar.
Të paktën, kjo është ajo që pretendon nëna e të ndjerit, e cila ka vendosur të hapë një çështje gjyqësore kundër ushtrisë. Kjo e fundit, nga ana e saj pretendon se vdekja e rektrutit u shkaktua si pasojë e një infarkti.
Glenni u paraqit për t’u rekrutuar në ushtri në 11 shkurt dhe atëherë ai peshonte 118 kilogram. Në mënyrë që të plotësonte kërkesat e ushtrisë dhe të përgatitej për stërvitjet, ai iu nënshtrua një diete që për një muaj e gjysmë e çoi në 89 kilogramë.
Një dobësim i tillë i tejskajshëm duket se u arrit falë një diete jashtëzakonisht të fortë, e cila mund të ketë provokuar vdekjen si pasojë e kequshqyrjes.
Është e vërtetë që njerëzit mbi peshë kanë më shumë aftësi të përballojnë urinë, por një njeri nuk duhet të jetë detyrimisht “kockë e lëkurë” për të vdekur nga mungesa e ushqimit.
Trupi i njeriut nuk është i aftë të përpunojë me të njëjtën shpejtësi energjinë e depozituar në dhjamra si atë që marrim nëpërmjet ushqimit, prandaj i ekspozuar për një kohë të gjatë me mungesën e plotë të ushqimit, edhe një njeri dukshëm mbipeshë mund të ndërrojë jetë.
Top Channel