Konstandin Shaka, 28 vjeç, nga Korça, i apasionuar pas makinave ka mundur të ndërtojë një automjet tërësisht unik në llojin e tij dhe të projektuar në një ofiçine të vogël.
Punën për ndërtimin ai thotë se e ka nisur dy vjet më parë duke bërë projektin në një kompujter dhe më pas ka nisur realizimin duke gumbulluar pjesë të ndryshme të automjeteve dhe një motor të vogël.
Konstandini thotë se ka qenë pasioni për makinat që e ka nxitur për të realizuar një mjet të tillë.
“Kur ke pasionin përpara nuk është shumë e vështirë. Nuk ka marrë shumë kohë, vetëm 1 vit”, thotë Kostandin.
Shpikja e 28 vjeçarit ka tërhequr vëmendjen e shumë personave nisur nga kurioziteti për të parë nga afër dhe provuar një makinë të tillë.
Top Channel