SHBA, tonelata ujë për japonezët

26/03/2011 08:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan tonelata me ujë për të ndihmuar Japoninë, ndërsa shqetësimi për nivelet e rrezatimi në ujin e Tokios ka detyruar me miliona banorë që të kërkojnë ujë të ambalazhuar.

Njëkohësisht, mësohet se drejt Japonisë janë duke mbërritur edhe ndihma në qumësht e perime, edhe ato të prekura nga nivele të jodit radioaktiv, një substancë që shkakton kancer dhe çrregullime të tjera në trupin e njeriut.

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë të pompojnë ujë të freskët në reaktorët e dëmtuar nga tërmeti i datës 11 mars, ndërsa niveli i rrezatimeve është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë orëve të fundit.

Nivele të ulta radioaktiviteti u shënuan në perimetër prej 20 kilometrash pothuajse menjëherë pas dëmtimit që pësoi centrali bërthamor nga tërmeti, por tashmë duket se rrjedhja radioaktive e ka rritur nivelit e rrezatimeve deri në atë shkallë, sa që punimi pranë reaktorit për punëtorët e mbetur është shndërruar në një dënim të sigurt me vdekje.

Top Channel