Rusia humb territor në Ukrainë për herë të parë që nga viti 2023, forcat ukrainase fitojnë qindra kilometra në Zaporizhia, Kharkiv dhe Donjetsk
Komuniteti ndërkombëtar reagoi sot dhe dënoi ashpër shtypjen e dhunshme që autoritetet siriane i bënë protestave paqësore të ditës së premte.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se Siria po përpiqet të frikësojë protestuesit, ndërsa shefi i OKB-së, Ban Ki-moon i kërkoi Damaskut që të vetpërmbahet.
Dëshimtarët kanë konfirmuar se disa dhjetëra persona janë vrarë gjatë këtyre protestave. Zyrtarisht janë pranuar 15 viktima, por sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut numri i tyre është deri në 100 persona.
Që prej një jave, protesta anti-qeveritare kanë ndodhur në qytete jugore të Sirisë, por të premten ato u përhapën edhe në kryeqytetin Damask. Demonstruesit kërkojnë më shumë të drejta politike dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.
Siria drejtohet prej 11 vitesh nga presidenti Bashar al-Assad, i cili zëvendësoi në këtë funksion babain e tij, që udhëhoqi në mënyrë despotike vendin për tre dekada.
Top Channel