Obama: S’kërkojmë eleminimin e Gedafit

26/03/2011 00:45

Presidenti amerikan, Barak Obama ripërsëriti se synimi i Shtetecve të Bashkuara dhe Aleatëve nuk është vrasja e liderit libian, Muamar Gedafi.

Duke folur para krerëve të grupeve demokratë dhe republikanë të Kongresit amerikan, Obama tha se synimi dhe prioriteti i Perëndimit në Libi mbetet dhënia fund e regjimit të kolonelit, por përjashtoi eleminimin fizik të tij.

“Duam një ndryshim të regjimit pa eleminuar kolonelin. SHBA nuk synon vrasjen e Gedafit, asnjë nuk synon vrasjen e tij, por tërheqjen”, tha Obama.

Top Channel