NBA, 14 fitore në 15 ndeshje për Lakers

26/03/2011 12:50

Los Anxhelos Lakes vazhdojnë në rrugën drejt vendi rë parë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa ruajtën formën e shkëlqyer që i ka lejuar të fitojnë 14 nga 15 ndeshjet e fundit në derbin e qytetit.

Duke mposhtur Los Anxhelos Clippers 112-104, skuadra e drejtuar nga Phil Jackson arriti fitoren e gjashtë radhazi, ndërsa si zakonisht ishte Kobe Bryant më i miri në parket, me 37 pikë të realizuara.

Spanjolli Pau Gasol i shtoi skuadrës 26 pikë të tjera, ndërsa midis humbësve u veçua Mo Williams, autor i 30 pikëve dhe Blake Griffin, me 22 të tjera.

Top Channel