Libi, bomba mbi qytetin Zliten

26/03/2011 01:50

Televizioni shtetëror libian raportoi për sulme të avionëve të forcave aleate mbi qytetin e Zliten, 16 kilometra në lindje të Tripolit.

“Zona civile e ushtarake janë bombarduar nga agresioni i kryqëzatës kolonizatore”, njoftoi libian.

Në njoftim nuk përcaktohen saktësisht objektivat e goditur, por thuhet se ka patur disa të vdekur e dhjetra të lënduar.

Top Channel