Kandidatët e opozitës

26/03/2011 15:35

Pas Edi Ramës për Bashkinë e Tiranës, Partia Socialiste ka vendosur shumicën e emrave të kandidatëve që do të garojnë në qytetet e mëdha në 8 maj.

Në Elbasan siç pritej është rikonfirmuar kandidatura e Qazim Sejdinit i cili do të ketë rival në një përballje të majtë Durim Hushin.

Në Durrës demokrati Ferdinand Xhaferraj do të rivalizojë me socialistin Vangjush Dako.

Edhe në Korçë rikonfirmohet Niko Peleshi ashtu si në Vlorë, kreu për disa mandate në këtë bashki Shpëtim Gjika.

Në Pogradec Partia Socialiste ka rivendosur si kandidat të saj Artan Shkëmbin.

Pas një gare mes kandidatësh që pretendonin të garonin në Gjirokastër, strukturat e PS-së kanë rizgjedhur Flamur Bimen.

Ndërkohë në Lezhë selia rozë flitet se do të ketë përfaqësues të saj ish kreun e bashkisë, sot deputët e saj në këtë zonë Gjok Jaku.

Në Lushnje do të kemi sërish një duel të majtësh ku përballë kreut aktual, Albert Sanxhaku i LSI, do të jetë socialisti Fatos Tushe.

Ndërkohë diskutimet vazhdojnë për disa qytete të tjera mes të cilëve Berati, Shkodra e Saranda.

Ndërkohë mbledhja e kryesisë e paralajmëruar për ditën e sotme është shtyrë për nesër, edhe për shkak të takimeve që vazhdojnë intensivisht në selinë rozë.

Në mbledhjen e parë pritet të miratohen emrat për bashkitë dhe komunat kryesore ku më së shumti do të rikonfirmohen fituesit e vitit 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA