Japonia në alarm nga radioaktiviteti

26/03/2011 02:35

Nivelet e jodit radioaktiv në ujërat pranë centrali bërthamor të Fukushimas në Japoni janë alarmante.

Matjet e fundi treguan se radioaktiviteti është 8 herë më i fuqishëm se sa javën e kaluar dhe 1250 herë më i lartë se normalja.

Megjithëse autoritetet shprehen se radioaktiviteti do të largohet pas tetë ditësh, shqetësimi mbetet i madh, pasi ende nuk është përcaktuar vendndodhja e rrjedhjes radioaktive.

Ndërkohë, u njoftua se tashmë sistemi i ftohjes së reaktorëve është krejtësisht funksional, ndërsa kryeministri japonez, Naoto Kan tha se situatsa e krijuar së fundmi në Fukushima dhe rrethina, ishte e paparashikuar.

Top Channel