Itali, vijojnë zbarkimet në Lampeduza

26/03/2011 09:45

Nuk ndalet vala e re e emigrantëve afrikanë që zbarkojnë në ishullin e Lampeduzës, në jug të Italisë.

Gjatë natës kanë mbërritur mbi 140 afrikano-veriorë, 120 prej të cilëve janë shpëtuar nga mbytja nga roja bregdetare pak milje larg bregut.

Ndërkohë, rreth orës 5 të mëngjesit karabinierët kanë lokalizuar 22 emigrantë të tjerë po nga Afrika e Veriut.

Nuk përjashtohet mundësia që emigrantë të tjerë, kryesisht tunizianë, të kenë zhdukur gjurmër e tyre për t’i shpëtuar forcave të policisë.

Top Channel