Shefi i ri i inteligjencës kombëtare të SHBA, Trump vendos të emërojë prokurorin Jay Clayton
Ka rifilluar në Peruxhia të Italisë procesi në Apel ndaj Raffaele Sollecito dhe studentes amerikane Amanda Knox, që në shkallën e parë u shpallën fajtorë për vrasjen e studentes britanike Meredith Kercher.
Fillimisht në gjykatë ka dëshmuar menaxheri i një diskoteke të qytetit, që duhej të ishte dëgjuar herën e kaluar, por që nuk ishte paraqitur në gjykatë.
Në sallë ndodhen vetë Sollecito, së bashku me avokaten e tij Giulia Bongiorno, si dhe vetë Amanda Knox.
Vrasja e Meredith Kercher bëri bujë në mediat e të gjithë botës, për shkak të mënyrës së egër të agresionit ndaj saj, pasi refuzoi të merrte pjesë në lojrat erotike të shokëve të banesës.
Top Channel